Miralem Pjanic i ka vënë në pah dallimet ndërmjet Romës dhe Juventusit dhe ambiciet e tyre për titull.
Ish-mesfushori i Giallorossëve ka folur në një intervistë për revistën Undici para derbit të fundjavës ndërmjet kryeqytetasve dhe Zonjës së Vjetër.

(Foto: Getty Images)
“Këtë vit janë shumë skuadra të mira që po luftojnë për Scudetto: Napoli, Interi, Roma dhe Lazio. Të gjithë duan që ta ndalin Juven nga triumfet dhe kjo gjë na jep motivim shtesë”.
“Ne shpresojmë të festojmë përsëri në maj, sepse objektivi kryesor i joni është Scudetto. Duam të bëjmë diçka të jashtëzakonshme duke e fituar titullin e shtatë radhazi. Do të ishte vërtet mahnitëse”.

(Foto: Getty Images)
“Njerëzit mendojnë se për Juven fitoret janë të lehta. Në të vërtetë, në i kushtojmë shumë kohë punës sonë dhe sakrifikojmë secilën ditë”.
“Kur isha te Roma, bënim futboll shumë të mirë dhe gjithmonë i thoshim vetes: ‘Ky është viti i duhur, ne jemi të fortë’”.
“Megjithatë, pastaj vinin ndeshje që tregonin se nuk ishim të përgatitur. Juve është gjithmonë prezent dhe i gatshëm për çdo sfidë”.

(Foto: Getty Images)
“Kur gazetat shkruajnë lajme për përçarje në zhveshtore, është vetëm një përpjekje e tyre për të na destabilizuar. Grupi është gjithmonë i bashkuar dhe përbëhet nga njerëz të përgjegjshëm që janë në gjendje të flasin me njëri-tjetrin edhe kur gjërat nuk shkojnë si duhet”, ka deklaruar Pjanic. /Telegrafi/

















