Putin: Rusia përkrah çdo zgjidhje Beograd-Prishtinë

E publikuar: 19/12/2017 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin pas takimit me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Moskë ka thënë se Rusia është e interesuar për stabilitet të Ballkanit dhe se do të përkrahë çdo zgjidhje që e arrijnë Beogradi e Prishtina”, transmeton Koha.net.

“Rusia është e interesuar për stabilitetin në Ballkan, edhe për bashkëpunim e lidhje me të gjitha vendet e rajonit”, ka thënë Putin në konferencën për gazetarë me Vuçiqin.

Sipas fjalëve të tij, Rusia edhe më parë e ka përkrahur e edhe në të ardhmen do ta përkrahë Serbinë lidhur me tërësinë territoriale.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën, kjo çështje duhet të zgjidhet me dialog politik dhe me negociata në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, citon al jazzera të ketë thënë Putin.

Ai ka shtuar se Rusia do të përkrahë çdo zgjidhje për të cilën merren vesh Beogradi e Prishtina.