Majkl Bernd nga rrethi i Dresdenit ishte 23 vjeç kur mori vendimin për të hipur në një aeroplan dhe për të udhëtuar drejt Australisë.
Atje, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai kishte takuar një braziliane me të cilën e kishte kaluar natën.
Pas kësaj, siç thuhet më tej, ai kishte vendosur që të kalojë njëqind vende dhe në çdonjërin prej tyre të kalojë një natë, së paku me nga një grua vendase.
Kështu ai kishte filluar aventurën e tij që zgjati rreth nëntë vjet, pjesë e së cilës ishte edhe vizita në Beograd.
Për këto tetë vite ai ka përjetuar shumë gjëra. Ishte një aktor pornografik në Spanjë, në Meksikë u mbyll në burg për shkak të seksit në publik – ka mësuar disa gjuhë, ka provuar lloje të ndryshme të drogës dhe ka bërë shumë tatuazhe.
Dhe për të financuar udhëtimet e tij, ai thuhet se ka bërë punë të ndryshme sezonale, zakonisht nëpër restorante.
Përvoja e udhëtimeve të tij tregon se ai është martuar dy herë, një herë që të fitonte një vizë për Australi dhe një herë të dytë derisa ishte i dehur në Las Vegas.
Dhe kur ishte afër arritjes së qëllimit të tij, diçka i kishte ndryshuar përgjithmonë jetën e tij – ai takoi dashurinë e jetës së tij, Lisa.
“E kam takuar atë në shtetin e 90-të. Ajo ishte e mbushur plot mirëkuptim dhe mendonte se duhej të përfundoja së vazhduari sfidën time. Kjo është ajo që bëra, dhe tani të dy ne udhëtojnë së bashku”, ka përfunduar Majkl i cili shkroi një libër mbi aventurën e tij. /Telegrafi/