Komuna e Prishtinës largon deponinë e mbeturinave në Kolovicë

E publikuar: 19/12/2017 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes llogarisë së tij në Facebook ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës ka pastruar deponinë joformale të mbeturinave në Kolovicë.

Shpend Ahmeti përmes këtij postimi deklaroi se viti 2018 do të jetë viti i pastrimit të qytetit.

Ai i bëri thirrje të gjithë banorëve të qytetit që të ndihmojnë në identifikimin e atyre që hedhin mbeturina nëpër vende joadekuate.

Ky është shkrimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Vazhdojmë me pastrimin e deponive joformale. Dje në Kolovicë te Shkolla e vjetër pastruam një deponi të tillë. Lusim banorët për të na ndihmuar në identifikimin e atyre që hedhin mbeturina gjithandej.

Viti 2018 do të jetë vit i pastrimit të qytetit.