“Xhesika” udhëton për në Gjermani, por kush po e shoqëron?

E publikuar: 19/12/2017 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për aktoren e njohur Arta Nitaj, e cila famën e saj e arriti nga roli i saj si “Xhesika” në serialin komik “O sa mirë”, transmeton Gazeta Express.

Që nga paraqitja e saj e parë, Arta arriti të bëjë për vetë shumë fansa.

Ndonëse më pak për rolin e saj, ajo fillimisht u komentua për linjat e saj seksi. Më pas e gjithë vëmendja për Artën ishte fokusuar në jetën e saj private.

Së fundmi Arta ishte tejet e përfolur për shkak të lidhjes së saj me Brunon, këngëtarin nga Shqipëria, por kjo lidhje nuk zgjati shumë dhe ata u ndanë.

Megjithatë, Arta po vazhdon të merret me karrierën e saj si aktore dhe vazhdon të jetë e lumtur edhe single.

Pak më parë aktorja seksi përmes llogarisë së saj në Instastory bëri të ditur se po udhëton drejt Gjermanisë.

Mirëpo nuk tregoi se kush po e shoqëron atë në këtë udhëtim.

Kjo mbetët të shihet./Gazeta Express/