Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z. BehgjetPacolli, ka nisur sot vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.
Kreu i diplomacisë kosovare fillimisht është takuar me homologun e tij, ministrin e jashtëm slloven, KarlErjavec, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij shteti, shkruan Lajmi.net.
Gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dy-palëshe në mes dy vendeve dhe në të gjitha fushat, duke shprehur përkushtimin dhe vullnetin e dyanshëm politik për hapjen e horizonteve të reja në funksion të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
Gjatë ditës së sotme, Ministri i Jashtëm Pacolli do të zhvillojë takime ndaras edhe me Presidentin e Sllovenisë, BorutPahor dhe me Kryetarin e Parlamentit MilanBrglez.
Marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Sllovenisë karakterizohen nga fryma e miqësisë, partneritetit dhe mbështetja e vazhdueshme, që ky shtet i ka dhënë Kosovës. Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, Sllovenia llogaritet si njëri nga shtetet me nivel të lartë të Investimeve të Huaja Direkte në vend dhe në tregun e Kosovës sot operojnë qindra kompani me kapital slloven.
















