Një debat i hapur në Evropë nëse aplikacioni Uber duhet të trajtohet si një kompani dixhitale apo një kompani që ofron shërbime të transportit do të marrë përgjigje ditën e Mërkure kur Gjykata e Lartë Evropiane të publikojë verdiktin e saj.
Mënyra e operimit të Uber nuk do të ndryshonte menjëherë edhe nëse arrihet në përfundimin se është një kompani transporti.
Megjithatë një vendim i tillë nga Gjykata e Lartë Evropiane do ti jepte dritën jeshile autoriteteve të vendeve anëtare të cilat kërkojnë rregullimin e startupit Amerikan ashtu siç bëjnë me kompanitë e taksive tradicionale.
Uber do të vihej përballë licencimit të shërbimit deri tek sigurimi i punonjësve.
Një përplasje e cila vijon prej gjashtë vitesh, Uber justifikohet përpara autoriteteve se është thjeshtë një aplikacion dixhital i cili shërben si palë e mesme mes shoferëve dhe konsumatorëve që kërkojnë një taksi.
Çështja do të marrë zgjidhje nga gjykatësit e Luksemburgut ditën e Mërkure nëse startupi i dytë më i madh në botë do të konsiderohet një kompani transporti apo një kombinim i të dyjave.
Ligji Evropian mbron shërbimet online nga kufizimet, dhe qeveritë e vendeve duhet të njoftojnë Komisionin Evropian për çdo masë të marrë ndaj tyre.
Shërbimet e transportit nga ana tjetër rregullohen në nivel kombëtar dhe lokal dhe nuk ka një ligj Evropian që rregullon këtë sektor. /PCWorld Albanian