Kamioni që lëvizte në Guaduas të Kolumbisë, ka pësuar aksident dhe është rrotulluar, ndërsa fishekzjarrët që ndodheshin në rimorkio janë ndezur spontanisht.
Shumë njerëz patën mundësinë të shohin pamjet e mahnitshme, të eksplodimit të mjeteve piroteknike, që për një kohë e ndriçuan qiellin, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ka dëme materiale, askush nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
Më poshtë mund të shihni një pjesë të kësaj shfaqje me fishekzjarrë, që u filmua nga shoferi që ishte duke kaluar në atë zonë. /Telegrafi/