Skerdi paralajmëron klipin e ri (Video)

E publikuar: 18/12/2017 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skerdi Ago ka publikuar një xhirim të shkurtër nga videoklipi i tij i ri.

Thjesht me mbishkrimin: “Vjen së shpejti”, këngëtari e ka paralajmëruar projektin e tij të radhës.

Kjo këngë është punuar në shtëpinë e hiteve, RedBox, ndërsa nuk ka detaje nëse do të jetë këngë solo apo bashkëpunim.

Kënga është prodhim i producentit të shumë hiteve, Arbër Gjikolli, i njohur si Big Bang.