Takimi Haradinaj-Mogherini do të zhvillohet në mbrëmje

E publikuar: 18/12/2017 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të udhëtoj sot për në Bruksel, ku do të jetë pjesë e një takim jo formal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Haradinaj dhe kryeministrat e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në një darkë nga përfaqësuesja e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Telegrafi ka mësuar se takimi i Haradinajt me Mogherinin do të jetë në mbrëmje në ambientet e EEAS-së nga ora 19:30.