Haradinaj: Kryetari i ri i Istogut të jetë unifikues, të punojë për secilin qytetar

E publikuar: 18/12/2017 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se zgjedhjet në Istog kanë treguar pjekurinë tonë si shoqëri dhe kanë dëshmuar vizionin për të ardhmen e vendit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryetari i ri i Istogut duhet tani të jetë figura unifikuese e komunës, që do të punojë për secilin
qytetar të tij dhe për të mirën e gjithë komunitetit.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet në Istog kanë treguar pjekurinë tonë si shoqëri dhe kanë dëshmuar vizionin për të ardhmen e vendit.

I përgëzoj qytetarët e komunës së Istogut për zgjedhje të qeta dhe e vlerësoj përkushtimin e tyre për të marrë pjesë në votim edhe për herën e tretë. Zgjedhja e Istogut është zgjedhje e ndryshimit dhe zgjidhje për të ardhmen e qytetarëve të tij.
E vlerësoj punën e të gjithë mekanizmave që janë përkujdesur për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Istog dhe i përgëzoj për punën e bërë.

Kryetari i ri i Istogut duhet tani të jetë figura unifikuese e komunës, që do të punojë për secilin qytetar të tij dhe për të mirën e gjithë komunitetit.

Procesi zgjedhor në Kosovë u përmbyll me votimin në Istog dhe është procesi deri më sot më i mirë i organizuar. Kjo është një vlerë e demokracisë në Kosovë që po zhvillohet dhe ndërtohet çdo ditë. Zgjedhjet komunale prekin dhe ndryshojnë jetën e njerëzve, prandaj kanë rëndësi jetike për të ardhmen më të mire të qytetarëve.

Ju falemnderit!