Gjithmonë ia bëjnë pyetjet e njëjta, shtypë vizitkarta për të treguar përgjigjet (Foto)

E publikuar: 18/12/2017 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Newton Jesse ka postuar në rrjetin social një fotografi, ku shihet miku saj Jack nga Ohio e Shteteve të Bashkuara dhe vizitkarta që ai e shpërndanë.

Meqenëse është i gjatë mbi dy metra, ai ka shtypur vizitkarta të posaçme, ku tregon në detaje disa përgjigje, pyetjet e së cilave ia bëjnë gjithmonë, transmeton Telegrafi.

Jack përgjigjet për gjatësinë

“Po jam 2.10 metra. Nuk po mahitem, kaq i gjatë jam. Jo nuk luaj basketboll, luaj volejboll. Po, të shikosh kokat e njerëzve është shumë e çuditshme. Po edhe moti këtu është shumë i mirë”, shkruan në kartelën, ku përfundon se ishte një bisedë e këndshme.

Mësohet se ai i shpërndanë përgjigjet në ahengje të ndryshme, ku bezdiset nga të pranishmit që gjithmonë kanë të njëjtat komente për të. /Telegrafi/