Daragh Mullin është pronari i një lokali në Galway të Irlandës, para së cilës një mëngjes mungoi shtylla, që ndalon parkimin e veturave.
Pronari ka shikuar filmimet e kamerave të sigurisë, kur ka parë se atë e ka nxjerrë një grua e panjohur por shumë e fuqishme, që më pas e ka marrë me vete, transmeton Telegrafi.
“Ka forcë shumë të madhe. Është e vështirë të lëvizet, ndërsa ajo e largoi duarthatë”, ka shkruar Mullin lidhur me rastin.
Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, janë shpërndarë në përpjekje që të identifikohet ajo dhe të ndalohet për dëmtim të pronës. /Telegrafi/