Vërejtja e fundit e Haradinajt për ministrat që nuk vijnë në Kuvend

E publikuar: 14/12/2017 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për mos prezencën e disa ministrave në seancën e Kuvendit, duke i paralajmëruar se kjo është vërejtja e tij e fundit.

Reagimi i tij erdhi pas pyetjes së Ganimete Musliut për ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajli, i cili nuk është prezent në seancën e sotme, transmeton Koha.net.

“Edhe unë nuk jam i kënaqur për mos prezencën e Ismajlit në Kuvend. Më parë iu kam tërhequr vëmendjen të gjithë ministrave se duhet të jenë prezent në seancat që janë për ta, dhe kjo është vërejtja ime e fundit. Këtë iu kam thënë edhe në Qeveri”, ka thënë Haradinaj.