Mustafa e quan të pavërtetë deklarimin e Haradinajt për numrin e ish- zëvendësministrave të tij

E publikuar: 14/12/2017 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish- kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit aktual Ramush Haradinaj i cili sot në Kuvend tha se Qeveria e shkuar ka pasur më shumë zëvendësministra se sa aktualja.

Për këtë Mustafa ak shkruar në Facebook:

“Duhet të reagoj për një të pavërtetë, që lexova se Kryeministri Haradinaj e kishte thenë në Kuvend, se Qeveria ime ka pasur më shumë zv. Ministra.

Numri maksimal në çdo periudhë të Qeverisë time nuk ka kaluar 47 zv. ministra. Edhe kjo ka qenë shumë.

Të gjithë emrat mund të publikohen”.