njësitet e Doganës gjatë kontrollit të një kamioni i cili vinte nga Shqipëria kanë gjetur sasi të plumbave në kabinën e vozitësit.
Sot gjatë një kontrolli të detajuar tëkabinëssë një maune në hyrje në pikë kalimin doganor të Vërmicës, ekipet e Antikontrabandës rreth orës 13:30 kane zbuluar dhe konfiskuar 1040 cope fishek te kalibrit 7.62 mm për armë të gjatë AK47 si dhe është bërë arrestimi i personit.
Sasia –1040 plumba të kalibrit 7,62 mm
Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e municionit rasti është dorëzuar tek policia për vazhdim të mëtutjeshëm te hetimeve.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë./Infosot/


















