Reçica: Siguria dhe shëndeti në punë, bazë e mirëqenies sociale

E publikuar: 12/12/2017 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është mbajtur konferenca mbi “Qëndrueshmërinë dhe Implementimin e Legjislacionit të Harmonizuar për Siguri dhe Shëndet në Punë”, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian, implementuar nga Archidata, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në konferencë mori pjesë ministri i MPMS-së, Skender Reçica, i cili falënderoi Zyrën e Bashkimit Evropian për mbështetje të vazhdueshme duke thënë se siguria dhe shëndeti në punë janë bazat e një mirëqenie sociale të punonjësve dhe familjarëve të tyre dhe këtë e fuqizon edhe më shumë përkrahja legjislative, duke marrë praktikat më të mira, gjegjësisht, harmonizimin e legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së.

Këtu ministri theksoi se MPMS e ka kuptuar rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit andaj edhe ka bashkëpunuar ngushtë me Komisionin Evropian, falë të cilit është mundësuar të kemi një legjislacion të harmonizuar, transmeton Klan Kosova.