Në fshati Siqevë të Prishtinës, njësitet policore të DHKK-së, të mbështetura edhe nga pjesëtarët e NJSO-së, pas zhvillimit të hetimeve, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës të datës 08.12.2017, ku me këtë rast janë kontrolluar shtëpitë familjare, pronë e katër të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë, të cilët dyshohet se në bashkëveprim, viktimës mashkull K/Shqiptar i kanë huazuar 80.000 € (dy vetura AUDI) dhe pastaj nga ky moment kanë filluar t’i llogarisin fajde e që deri më tani vlera ka tejkaluar shumën prej 300.000 €.
Gjatë kontrollit janë gjetur një libër me shënime në lidhje me veprimtarinë e dyshuar, 8 fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 5 fishekë të revolverit cal-38 mm.
Me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy nga të dyshuarit, njofton policia.

















