Wanda Nara, bashkëshortja e kapitenit të Interit, Mauro Icardi, festoi ditëlindjen e saj të 31-të.
Vetë sulmuesi argjentinas i dedikoi një status të ndjerë bashkëshortes së tij, të cilin e publikoi në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
“Gëzuar 31-vjetorin dashuria ime! Një tjetër vit krah teje. Të uroj të vazhdosh të kesh sukses në çdo gjë që bën dhe t’u realizofshin të gjitha ëndrrat dhe projektet, sepse e meriton. Si nënë, bashkëshorte dhe mike. Gëzuar ditëlindjen!”, shkruante Icardi në Instagramin e tij.
Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë martuar në vitin 2014, vetëm pak muaj pasi modelja u divorcua nga sulmuesi tjetër argjentinas, Maxi Lopez.