Ndërron jetë 17 vjeçari i therur me thikë në Prishtinë

E publikuar: 09/12/2017 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka konfirmuar se 17 vjeçari i therur me thikë në Prishtinë ka ndërruar jetë para pak çasteve në QKUK.

Theret me thikë një 17 vjeçar në Prishtinë

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Koha.net se viktima ka ndërruar jetë rreth orës 22:00.

“Rreth orës 22:00 jemi njoftuar nga QKUK-ja se personi i plagosur ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Viktima SH.P ishte therur me thikë sot rreth orës 19:10 në rrugën “Gustav Majer”. Policia ka identifikuar të dyshuarin por është ende në kërkim të tij.