Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka vendosur që t’i lë jashtë skuadrës Gianluigi Buffonin dhe Stephan Lichtsteiner, ndërsa Interi do të jetë i kompletuar për këtë ndeshje.
Bianconerët mund ta marrin kreun nësë arrijnë fitore në ‘Derby d’Italia’, por duhet të mendojnë të bëjnë pa kapitenin e tyre.
Në portë do të jetë wojciech Szczesny.
Mungon edhe Lichtsteiner, ndërsa është kthyer Giorgio Chiellini.
Në anën tjetër edhe trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka publikuar skuadrën me 22 lojtarë.
Nerazzurrët janë në krye të Serie A. Te lista e Spalletti nuk ka asnjë befasi.
Mauro Icardi, Ivan Perisic dhe Borja Valero, do të jenë prezent. /Telegrafi/
Juventus: De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Marchisio, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Pinsoglio, Mandzukic, Asamoah, Szczesny, Rugani, Sturaro, Bentancur, Bernardeschi, Loria.
Inter: Handanovic, Padelli, Berni, Cancelo, Ranocchia, Santon, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar, Nagatomo, Gagliardini, Joao Mario, Vecino, Borja Valero, Brozovic, Icardi, Karamoh, Eder, Perisic, Candreva, Pinamonti.

















