“Shiun e verës” Edona e publikon në dhjetor

E publikuar: 07/12/2017 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja simpatike Edona Llalloshi gjithmonë është njohur si njëra ndër këngëtaret më të mira të estradës shqiptare, trnasmeton Gazeta Express.

E tillë Edona vazhdon të jetë edhe në ditët e sotme. Së fundmi ajo për të gjithë fansat e saj ka publikuar projektin e saj më të ri.

Kënga titullohet “Shiu i verës”, e që është një baladë e përpunuar nga kompozitori i njohur Naim Krasniqi.

Edona këtë baladë të bukur e ka realizuar me klip, ku si gjithmonë ajo veçohet për elegancën e saj.

Ndryshe, “Çka m’bane”, ishte projekti i fundit i publikuar muaj më parë./Gazeta Express/