Presidenti, Hashim Thaçi ka treguar se kontingjenti i parë i Forcës së Sigurisë së Kosovës sot ka nisur operacionin humanitar për t’u ndihmuar autoriteteve në Shqipëri në sanimin e pasojave nga vërshimet.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është gjithmonë e gatshme të përmbush misionin e saj, në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë, kudo që kërkohet të ndihmohet. FSK-ja është e gatshme të marrë edhe obligime ndërkombëtare. Do të përcjellim nga afër punën e pjesëtarëve të FSK-së në sanimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në Shqipëri”, ka shkruar Thaçi në Facebook.


















