Kjo video e pabesueshme ka kapur momentin kur një stuhi masive shkreptimash ndriçonte qiellin natën mbi veriun e Australisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Geoff Green ai që kapi pamjet në Kimberley të shtunën kur Tropical Cyclone Dahlia u zhvendos mbi bregdetin.
Por ndërkohë që stuhia duket mbresëlënëse, meteorologu Graeme Brittain thotë se nuk janë aq të rralla.
Megjithatë, Brittain tha se stuhitë janë të rrezikshme për shkak të sasisë së rrufesë dhe vendi më i sigurt për ata që janë në afërsi është në një automjet – jo nën pemë ose në një vend të hapur. /Telegrafi/