S’ka kuorum, nuk kalon në votim të parë projektligji për Buxhetin 2018

E publikuar: 06/12/2017 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një debati dy ditësh nga ana e deputetëve projektbuxheti është hedhur në votim por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Nga 60 deputetë sa ishin të pranishëm, 58 kanë votuar pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

Deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se këtë pikë do ta hedhë sërish në votim gjatë kësaj seance.

Tani deputetët po debatojnë për pikat e tjera të rendit të ditës.