Ramiz Lladrovci, i rrethuar nga femra të bukura

E publikuar: 06/12/2017 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Batutat simpatike të Lladrovcit e kanë bërë atë shpesh të shumë-komentuar dhe të shpërndarë, sidomos nëpër rrjetet sociale, shkruan gazetametro.net.

Tani, duke qenë se kanë afruar festat e fundvitit, Lladrovci është ftuar si mysafir edhe në emisionet festive të televizioneve, bashkë me yje të showbizit.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai, përmes një postimi në Facebook, duke e bashkangjitur edhe një foto, ku shihet në mesin e shumë bukurosheve të estradës kosovare.

“Sonte, në një mbrëmje të paharrueshme, me Shkendën e këngëtarë të tjerë, mysafirë në një program festiv”.

Lladrovci, me këtë rast ka paralajmëruar për befasi. “Po, do të ketë befasi!”, ka shkruar ai.