Ndër më të zakonshmet janë ato të pronave që kanë sjellë shumë plagë në familjet shqiptare.
Edhe seanca e kësaj të djele trajtonte po të njëjtën temë. Olsi, ishte thirrur në këtë seancë nga kunata e tij.
Ai jeton prej vitesh në emigrim në Greqi dhe viheshin re vështirësitë në të folur.
Gjatë gjithë kohës ai iu drejtua juristes ‘Zoti Eni’ duke shkaktuar të qeshura. Gjithsesi Eni u tregua mjaft tolerante ndaj tij.
Pas përfundimit të seancës juristja e dashur e mjiëra shqiptarëve e ka anashkaluar këtë duke i kushtuar nëj dedikim të veçantë.
‘Mirnjohje dhe devotshmeri pafund per te gjithe ju qe vini nga cdo cep i botes vetem si e si te gjeni drejtesi dhe kur kete e prisni nga une me shtoni pergjegjesine dhe ju falenderoj pafund per besimin.
E juaja Eni Çobani.’ka sjkruar juristja krah fotos me Olsin. /Gazeta Express/




















