Tri javë më parë humbi personin e dashur, Afërditës po i mungon shumë

E publikuar: 04/12/2017 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për gjyshen e saj, për të cilën Afërdita nuk ndalon së menduari për të, transmeton Gazeta Express.

Pak orë më parë Afërdita në llogarinë e saj në Instastory kishte publikuar një fotografi nga fëmijëria ku shihet së bashku me gjyshen e saj të ndjerë.

Ajo kishte shkruar se po i mungon shumë.

“Tri javë sot! Më mungon dhe nuk mund të ndalem së menduari për ty…Të dua dada ime”, ishte ky mbishkrimi që kishte lënë Afërdita.

Lajmin për vdekjen e gjyshes e kishte bërë të ditur vetë Afërdita përmes një postimi që kishte bërë në llogarinë e saj në Facebook./Gazeta Express/