Njihuni me 5 këngët më të kërkuara nga Shazam!

E publikuar: 04/12/2017 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mirëpo në çdo moment, përveç shiut, ajo që na ka shoqëruar ka qenë muzika. Na ndodh shpesh herë të dëgjojmë një këngë por nuk e dimë titullin e saj dhe menjëherë kërkojmë në Shazam, e lidhur me këtë, playlista e 5 këngëve më të kërkuara në Shazam është kthyer në një rubrikë të përjavshme në intv.al.

Për të disatën javë radhazi, kënga më e kërkuar nga dëgjuesit shqiptare në Shazam është “Rockstar” e Post Malone ft 21 Savage. 

Në vendin e 2-të klasifikohet një këngë “new entry”, me të vërtetë shumë e bukur, bëhet fjalë për “Perfect” të Ed Sheeran. 

Ndërkohë që podiumi mbyllet nga superhiti “Havana” i Camilla Cabello ft Young Thug. Në vendin e katërt renditet një këngë shqiptare e publikuar së fundmi, pikërisht “Një Lamtumirë”, bashkëpunimin e Danit dhe Irkenc Hykës. 

Ndërsa në vendin e pestë pozicionohet një tjetër shqiptare, Rita Ora me superhitin e saj “Anywhere”.