Këtë herë për të gjitha fazat që kalon trupi i një vajze apo gruaje para dhe mbas orgazmës. Mbani shënim !
FAZA 1 – Eksitimi
Gjatë kësaj fazë në trupin e të dashurës tënde mund të vësh re të gjitha ose disa nga këto:
• Thithkat forcohen
• Rritet lubrifikimi
• Ndarje dhe rritje e buzëve të mëdha
• Rritje e rrahjeve të zemrës
• Skuqje në qafe dhe trup
• Frymëmarrje e vështirë
• Tensioni i muskujve
• Fryrje e vaginës dhe buzëve të vaginës
• Rritje e gjinjve
• Rritje e presionit të gjakut
• Rritje e mitres
• Zgjatimi i kanalit vaginal
• Rritje e ndjeshmërisë së klitorisit
FAZA 2- Plateau
Gjatë kësaj faze kemi ndryshime të faktorëve të mëparshëm
• Zgjerim i plotë i cervix ( qafa e mitrës)
• Zgjerim i plote i vaginës
• Rritja e madhësisë së buzëve
• Zhvillim i platformës orgazmike
• Mbrojtja e mitrës nga goditjet e penisit
FAZA 3- Orgazma
Gjatë kësaj fazë trupi shkarkon të gjithë energjnë seksuale që ka akumuluar në fazat e mëparshme
• Fillojnë kontraktimet në murin vaginal, mitër, rectum
• Pjesa me e madhe e kontraktimeve kanë interval kohor 8 sek dhe frekuenca shkon nga 3 deri në 15
• Levizje të ndryshme të fytyrës
• Rritje e frymëmarrjes
• Rritje e nivelit të gjakut
• Mundësi të prezencës së lëngjeve vaginale
• Pulsim të platformës orgazmike
FAZA 4 – ZGjIDHJE
Gjatë kësaj faze trupit kthehet në gjëndjen fillestare, në gjëndjen para eksitimit
• Mitra del nga pozita mbrojtëse
• Vagina kthehet në përmasa normale
• Klitorisi kthehet në normalitet
• Buzët e vaginës kthehen në normalitet
Këto, janë ndryshimet fizike që ndodhin gjatë kohës së pre-orgazmës, orgazmës dhe post-orgazmës. Shpresoj që këto rrjeshta të ju ndihmojnë të njihni më mirë trupin tuaj, atë të partneres tuaj dhe në përgjithësi të shijoni maksimalisht gjithë marrëdhënie.Dashuria për veten, pranimi dhe njohja e vetes janë elementët kryesore në marrëdhënien që kemi me veten dhe padyshim dhe me të tjerët.
Nga Zhaklin Lekatari

















