"Tani jemi dy të huaj", ndahet çifti më i ri i show bizit shqiptar???

E publikuar: 02/12/2017 19:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E pa e konfirmuar ende, duket se Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë shkuar drejt ndarjes.

Dyshimet i ka hedhur vetë Eni me postimet e saj të fundit në Instagram. Në njërin prej tyre ajo shfaqet paksa e mërzitur dhe shkruan:

“Tani jemi dy të huaj me kujtime të njëjta”.

Cili është ndryshimi midis “Të pëlqej” dhe “Të dua”. Përgjigjur bukur nga Buddha: “Kur e pëlqen një lule, ti e këput. Por kur e do një lule, ti e ujit çdo ditë”. Kush e kupton këtë, kupton jetën...”, shkruhet në një postim tjetër të Enit.

Dyshja prej kohësh nuk janë parë më bashkë e kjo i shton edhe më shumë dyshimet për ndarje, megjithatë mbetet për t’u parë.