LDK bën thirrje të rrëzohet Qeveria, VV kërkon hapa konkret

E publikuar: 02/12/2017 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njëri prej zyrtarëve më të lartë të LDK’së po kërkon rrëzimin e Qeverisë. Lutfi Haziri ka thënë se Ramush Haradinaj me partnerët e koalicionit po e mban peng Shtetin. Po thotë se Qeveria e PAN’it s’po bën zgjidhje për qytetarët. Në këtë situatë, Rexhep Selimi ka thënë se duhen hapa konkret për të jetësuar këtë ide.
Lutfi Haziri e ka nisur betejën për ta rrëzuar ish-Shefin e tij, nga pozita e Kryeministrit. Po thotë se Ramush Haradinajt s’po ka mundësi të bëjë kurrëfarë zgjidhjes për qytetarët. Për këtë arsye, ai po thotë se duhet rrëzuar një Qeveri e tillë.

“Kjo qeveri e PAN’it po e mban peng vendin dhe 2 milionë banorë peng politikë. Si të tillë, kemi me e marrë iniciativën me rrxue”, ka thënë Haziri.

Lutfi Haziri fitoi mandatin e dytë në krye të Komunës së Gjilanit derisa ka paralajmëruar mundësinë që ta marrë kreun e partisë.

Në këtë situatë, ai ka thënë se Ramush Haradinaj po dështon të gjejë zgjidhje për problemet më të mëdha me të cilat po përballet Shteti si shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi dhe Asocacioni.

Ai ka thënë se Qeveria po dështon edhe të themelojë Ushtrinë e Republikës.

Në anën tjetër, deputeti i VV’së, Rexhep Selimi ka thënë se ende s’ka asgjë konkrete prej LDK’së.

“Është normale që një opozitë të ngrit mocion për rrëzimin e qeverisë, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë shkurt deputeti i VV-së.