Napoli – Juventus, formacionet zyrtare

E publikuar: 02/12/2017 04:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Napoli dhe Juventusi do të përballen në ‘Sao Paolo’ në një ndeshje që vlen shumë për të dy skuadrat.

Napoli që është lider në Serie A do të kërkojë ta mbajë ritmin pa humbje, ndërsa në anën tjetër Juventusi kërkon ta zvogëlojë epërsinë prej katër pikësh.

Napolitanët do të futen në lojë me treshen e frikshme sulmuese Dries Mertens, Lorenzo Insigne dhe Jose Callejon.

Në anën tjetër Juventusi ka befasuar, pasi nga minuta e parë ka startuar me Gonzalo Higuainin.

Ai do të mbështet nga Paolo Dybala dhe Duglas Costa.

Të dy trajnerët kanë thënë se kjo sfidë do të jetë e rëndësishme me taktikat e tyre që do të mundohen t’ia bëjë të vështirë njëri tjetrit.

Të gjitha biletat për këtë sfidë janë shitur, kur pritet një atmosferë e zjarrtë. /Telegrafi/

Napoli: Reina, Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui, Allan, Jorginho, Hamsik, Callejon, Mertens, Inisgne.

Juventus:  Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Asamoah; Khedira, Pjanic, Matuidi; Dybala, Douglas Costa; Higuain.