Iris Luarasi tregon herën kur është ndjerë në siklet në ekran!

E publikuar: 01/12/2017 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo është shpeshherë e ftuar në emisione të ndryshme për të diskutuar rreth temave sociale. E ftuar sot tek emisioni “Rudina”, Luarasi rrëfeu shumë për jetën e saj personale por edhe për karrierën. Moderatorja, Rudina Magjistari e pyeti nëse kishte ndodhur ndonjëherë që ajo gjatë një debati të humbte kontrollin.

“Patjetër që kam patur raste kur kam humbur kontrollin. Kujtoj një debat me Rezarta Delisulën, ka qenë diskutimi për kontrollet e policisë në klubet e natës dhe në një moment Rezarta më thotë: 

“Zysha ti tani ke qenë nëpër këto klubet e natës dhe jashtë shtetit shitet drogë.” Dhe unë i thash tek ato që ke qenë ti ndoshta se atje ku kam qenë unë jo. Dhe e fyeva, pastaj më erdhi keq qe ndodhi kjo. 

Sigurisht i kërkova ndjesë. Por ajo që ndodh në ekran ndodh në ekran pavarësisht se t’i e rregullon marrëdhënien tënde më mbrapa. Është një gjë që në fakt është pak e shëmtuar dhe kjo ka qenë një nga ato gjëra për të cilat unë mua smë ka ardhur fare mire që e kam bërë. Sepse njerëzit kanë personalitetin e tyre, dëshirat e tyre dhe ti je askush për ta gjykuar këtë gjë.”- tha Luarasi./Xing.al/