Dhjetor 2017 18:41 Gjykata Supreme ka vendosur që Istogu të shkojë në rivotim.
Por këtë vendim, kandidati i LDK-së për Istogun, Haki Rugova që pas numërimit të votave me kusht dhe postë humbi kundrejt Gani Dreshajt të AAK-së nuk po e sheh si të drejtë.
Madje, Rugova ka thënë se do të shohin edhe mundësitë për të ndryshuar këtë vendim përmes Gjykatës Kushtetuese.
“Ankesa në PZAP ka qenë që të anulohen votat me psotë nga jashtë por Supremja ka sjellë atë vendim. Unë konsideroj se ky vendim është i padrejtë mirëpo ne jemi të obliguar t’i respektopjmë këto vendime”.
“Ndoshta ka mundësi të procedojmë më tutje sepse 20.000 votues të futen në zgjedhje padtejtësisht s’e shoh zgjidhje”.
“Në Gjykatën Kushtetuese ose edhe mundësi të tjera, për një deformim zgjedhor, për një manipulim zgjedhor të votave me postë të detyrohen 20.000 votues të futen në zgjedhje, unë e shoh vendim më shumë politik se gjyqësor”.
Rugova në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se fitues në Istog është ai dhe jo
Gani Dreshaj i AAK-së, që e përmbysi rezultatin pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
“Istogu ka dhënë mendimin dhe votën, LDK ka fituar në Istog”.
“Istogu është i LDK-së, i Ibrahim Rugovës dhe do të jetë edhe më tutje. Istogu prapë do t’i fitojë këto zgjedhje, LDK është këtu, pavarësisht të gjitha pazarllëqeve që i bën Ramush Haradinaj me Gani Dreshajn, Istogu nuk do ta pranojë një gjë të tillë”.


















