Rrugës për Rugovë, Labi has në shembje dheu

E publikuar: 01/12/2017 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së fundmi Labi u komentua shumë për martesën e tij e cila lirisht mund të themi se ishte ndër dasmat më të bukura këtë vit, transmeton Gazeta Express.

Menjëherë pas martesës Labi filloi të merret me xhirime të emisionit.

Një të tillë Labi këto ditë është duke e realizuar në Grykën e Rugovës.

Mirëpo, për shkak të motit me shi, Labi gjatë rrugës hasi në shembje të dheut dhe gurëve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Labi i cili në ato momente kishte xhiruar dhe të njëjtat video i ka publikuar në llogarinë e tij në Instastory.

Por, fatmirësisht, nuk iu ka ndodhur asgjë dhe sipas një fotografie që Labi ka postuar më pas duken të gjithë mirë./Gazeta Express/