Gjykata Supreme vendos që Istogu të shkojë në rivotim

E publikuar: 01/12/2017 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesat ndaj vendimit të PZAP’së që komuna e Istogut të shkojë në rivotim. Përfundimisht kjo komunë do të shkojë edhe njëherë në votim.

Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kolegji i Gjykatës Supreme, ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-së, duke vendosur kështu që Istogu të shkojë në rivotim.

PZAP mori vendim për rivotim në Istog pas ankesave që i i bëri LDK lidhur me parregullësitë e votimit me postë.