Ministrja e re e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në paraqitjet e saj gjithnjë i kushton një rëndësi të veçantë dukjes së saj.
Duke qenë një femër e fuqishme, pasi që është një nga dy femrat e emëruar si ministre në Qeverinë Haradinaj, ajo bën tejet kujdes në përzgjedhjen e gardërobës së saj.
Albena shihet që gjithnjë ka pasur stil dhe klas. Në edicionin e kaluar të “Ballos Shqiptare”, me detaje nga tradita jonë ajo po duket e mahnitshme. Në këtë fotografi ajo është bashkë me vëllain e saj moderatorin Kushtrim Reshitaj dhe motrën e cila është aktore e njohur në vendin tonë, Edona Reshitaj.


















