Gattuso aludon në largimin e Silvas, Wengerit i ndizet alarmi i kuq

E publikuar: 01/12/2017 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Milanit, portugezi Andre Silva, është kthyer në radarin e gjigantit anglez, Arsenalit.

Sipas mediumit Le 10 Sport, klubi italian e ka mposhtur Arsenalin në garën me ofertën 38 milionë eurosh për nënshkrimit e sulmuesit portugez gjatë verës, por ai ende nuk ka shënuar një gol në ligë për klubin e tij të ri.

Topçinjtë janë ende të interesuar në lojtarin, i cili mund të largohet në muajin e ardhshëm, pra gjatë afatit të janarit, pas emërimit trajner të Gennaro Gattusos.

“Ai është një lojtar me kualitete të mëdha dhe është gjithashtu shumë i ri”, ka thënë fillimisht Gattuso për Silvan.

Andre Silva ka shënuar 6 gola në Ligën e Evropës, por ka dështuar në Serie A! (Getty Images)

“Unë mendoj se ai ka një vlerësim të mirë në tregun e transferimeve”.

“Ai mund të shitet me lehtësi, veçanërisht pasi nuk e kam parë atë të një ose dy herë që një kohë të gjatë”, përfundoi trajneri italian.

Komentet e Gattusos do të kenë vënë në alarm të kuq admiruesin afatgjatë të sulmuesit portugez, Arsene Wenger.

Kështu, Arsenali pritet të bëj një ofertë në drejtim të ish-sulmuesit të Portos gjatë afatit kalimtar dimëror. /Telegrafi/