Udhëtari i paemëruar nga Kina, është shtrirë në mes të trenit dhe shtirej sikur pësoi ndonjë krizë, vetëm që të sigurojë një ulëse.
Të pranishmit janë larguar prej tij, ndërsa ai i buzëqeshur ka zënë një nga karriget që mbetën bosh, transmeton Telegrafi.
“Mirë ua bëri, asnjëri prej tyre nuk provoi t’i ndihmonte, vetëm ikën prej tij”, ka qenë një nga komentet e shumta.
Në anën tjetër, është kërkuar të mos aplikohet kjo metodë e pazakontë, pasi shqetëson pasagjerët edhe nëse bëhet vetëm si lojë. /Telegrafi/