Deri në 800 milionë punëtorë në botë do të humbin vendet e tyre të punës deri më 2030 dhe do të zëvendësohen nga robotët, sipas një raporti të ri nga një kompani konsulence.
Studimi i kryer në 46 shtete dhe 800 pjesëmarrës nga “Instituti McKinsey Global” ka gjetur se një në pesë punëtorë do të ndikohet.
Sipas këtij raporti, një e treta e punëtorëve në shtete të fuqishme ekonomike si Gjermania dhe SHBA-ja do të duhet të trajnohen për punë të tjera, shkruan BBC.
Punët mekanike dhe punëtorët e ushqimit do të goditen më së shumti, ka shtuar raporti, transmeton Albinfo.ch.
Shtetet më të varfra që nuk kaq aq para për të investuar në automatizim të punëve nuk do të ndikohen shumë.
Punëtorët si doktorët, avokatët, mësuesit dhe shankistët nuk do të preken shumë nga automatizimi, por stafet tjera që janë pa kontakt me njerëz të tjerë janë më të rrezikuara.