Morena merr mirënjohje për kontributin e dhënë për personat me aftësi të kufizuara

E publikuar: 30/11/2017 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelja Morena Taraku njihet për anën e saj humane.

Andaj së fundmi kontributi i saj është shpërblyer, shkruan lajmi.net

Morena ka pranuar një mirënjohje në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në projektin e personave me aftësi të kufizuara ‘Ti barabartë Unë’.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet disa fotografive të publikuara në Instastory.

”Ne nuk mund t’i ndihmojmë të gjithë por të gjithë mund ta ndihmojmë dikë”, ishte thënja e Morena Tarakut përkrah një fotografie.