Humbjet e Uber Technologies në tre mujorin e tretë të vitit ishin më të lartat e kompanisë për 2017-ën ndërsa startupi më i madh në botë e ka gjetur veten në telashe ligjore në mbarë botën raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Kompania e Luginës së Silikonit humbi 1.46 miliard dollar në tre mujorin e tretë nga 1.06 miliard dollar një tre mujor më parë.
Të ardhurat u rritën me 14% në 2 miliard dollar ndërsa rezervizimet me 11.5% në 9.7 miliard dollar.
Si një kompani private, Uber detyrohet të publikojë rezultatet financiare por që nga fillimi i këtij viti nuk është rezervuar sa i takon këtij informacioni.
Ditën e Marte një konsorcium i drejtuar nga gjigandi Japonez SoftBank ofroi 48 miliard dollar për aksionet e Uber.
Kompania u godit rëndë nga një seri skandalesh gjatë këtij viti ndërsa më i fundit ishte sulmi kibernetik që kishte pësuar Uber në 2016-ën.
Skandali i vërtetë nuk është vetë sulmi por përpjekjen e Uber për ta mbajtur të fshehtë, diçka e cila i kushtoi 100,000 dollar.
57 milion llogari janë goditur dhe ekspozuar të dhënat personale. /PCWorld Albanian