Monedha e dytë virtuale më popullore Ethereum kalon vlerën e 500 dollarëve

E publikuar: 30/11/2017 05:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ethereum, monedha e dytë virtuale më e madhe në botë pas Bitcoin, kaloi për herë të parë vlerën e 500 dollarëve ditën e Mërkure.

Monedha kriptografike është rritur me 5,000% këtë vit ndihmuar nga popullariteti i Ofertave Fillestare të Monedhave – Initial Coin Offering (ICO) – që përdorin rrjetin e ethereum.

Ethereum u rrit 8% në 24 orët e fundit dhe aktualisht tregtohet më 515 dollar sipas CoinMarketCap.com. Vlera totale e të gjitha monedhave ethereum përllogaritet në 49.4 miliard dollar.

Monedha është rritur nga 10 dollar në Janar të 2017-ës në mbi 500 dollar ditën e sotme.

Që nga data 17 Nëntor monedha është rritur me shpejtësi dhe javën e kaluar për herë të parë theu kufirin e 400 dollarëve.

Kjo rritje është e ngjashme me atë të bitcoin në ditët e fundit. Tregu i monedhave virtuale ka arritur në mbi 330 miliard dollar.

Edhe pse vlera e bitcoin është 20 herë më e lartë se e ethereum, ky i fundit ka një avantazh të qartë në efikasitetin e blockchain-it të tij.

Ethereum përpunon thuajse dyfishin e transaksioneve të Bitcoin çdo ditë duke ulur në mënyrë të djeshme kostot, 5-6 herë përafërsisht.

Në fillim të këtij muaji, një problem sigurie në portofolët Parity thuhet të ketë ngrirë të paktën 150 milion dollar në monedha ethereum-i.