Moderatorja moderon lajmet me tesha kombëtare

E publikuar: 29/11/2017 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Myrvetja aktualisht është pjesë e RTV21, ku dhe e ka emisionin e saj. Ajo nuk është se ka provuar të largohet nga ky televizion sikurse shumë kolegë të saj, ndoshta për faktin se aty ndjehet mirë.

Dje ishte festa e flamurit kombëtar 28 nëntori, ditë e madhe kjo për çdo shqiptar. E më e madhe akoma bëhet kur fytyrat publike e shënojnë atë me veshje, shkruan “Kosovarja”.

 Sidomos kur një prezantuese apo moderatore vishet me veshje kombëtare, e bën festën akoma më të mirë dhe i jep freski emisionit të saj. E duket se këtë gjë, Myrvetja e ka kuptuar që për festa kombëtare duhet ndryshuar pak, e jo të dilet para shikuesve sikurse ditët e zakonshme.

Ajo ditën e djeshme kishte zgjedh veshjen kombëtare që ta ketë në paraqitjen e saj. Këtë e mësuam nga një foto që Myrvetja e ka nda me ndjekësit e saj në instagram. Dhe, ja shikojeni se sa bukur dukej me veshje kombëtare Myrvetja ditën e djeshme.