Policia në Dumfries të Skocisë, ka shpërndarë një video të shkurtër, që tregon manovrën e lehtë të hajnit për ta vjedhur një kalimtare.
Megjithëse ishte mesditë dhe në rrugë kishte plot njerëz, ai i shkoi pranë dhe sikur i foli diçka, për tu larguar më pas me kuletën që ia vodhi nga çanta, transmeton Telegrafi.
“Është shqetësuese forma si vepron, ai është profesionist dhe shumë i rrezikshëm”, thuhet në raport lidhur me rastin.
Derisa po kërkohet identifikimi i plaçkitësit, në të njëjtën kohë apelohet për të pasur kujdes për gjërat e vlefshme, kryesisht gjatë tollovisë para festave të fund vitit. /Telegrafi/