Haki Rugova kundërshton rivotimin në Istog, kërkon vetëm anulimin e votave me postë

E publikuar: 29/11/2017 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka reaguar edhe kandidati i LDK-së për Istog Haki Rugova për vendimin e PZAP-it.

Ai gjatë një interviste për Radio Dukagjinin ka komentuar vendimin e PZAP, duke mos e pranuar dhe e quajti të pa nevojshëm rivotimin në Istog.

“Rivotimi në Istog është i papranueshëm për mua dhe ne kemi kërkuar që të anulohen votat më postë dhe të shpallëm fitues të Zgjedhjeve në Istog”, ka thënë Rugova.