NBC pushon nga puna Matt Lauer për sjellje të pahijshme në punë

E publikuar: 29/11/2017 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

<> at Rockefeller Plaza on November 20, 2012 in New York City.

Matt Lauer është pushuar nga puna në NBC News, pasi që një punonjës është ankuar për sjellje të pahijshme seksuale në punë.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkë-prezantuesja e tij, Savannah Guthrie, në emisionin “Today”, pjesë e të cilit ishte edhe Lauer.

NBC ka bërë të ditur që kjo është ankesa e parë ndaj Lauer gjatë gjithë karrierës se tij në këtë rrjet televiziv, mirëpo kanë pasur arsye të besojnë që ky nuk do të ngelej një incident i izoluar.