
????????????????????????????????????
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj e ka pritur në një takim kryetarin e Novobërdës, Svetislav Ivanoviq.
Me këtë rast, Lekaj tha se të gjithë kryetarët e komunave do të trajtohenr si të barabartë, pa marrë parasysh se cilit komunitet, apo regjion i takojnë.
“Fillimisht dua t’ju uroj për zgjedhjen tuaj edhe për një mandat në krye të Komunës së Novobërdës dhe më lejoni që të shpreh përkushtimin tonë si Ministri e Infrastrukturës që edhe në vitin në vijim t’ju përkrahim me aq sa na lejon bugjeti dhe mundësitë, por për një gjë të jeni të sigurtë se çdo projekt që e fillojmë edhe do ta përfundojmë”, tha ai.
Ndërkaq Kryetari i Novobërdës, Svetislav Ivanoviq, e ka informuar Lekajn rreth projekteve që kanë si komunë dhe ka kërkuar përkrahjen e ministrit në realizimin e projekteve kapitale që ka kjo komunë.
“Ne si komunë e decentralizuar kemi disa projekte që do të na nevojitet ndihma e ministrisë për t’i realizuar. Ndër projektet tona që ka rëndësi për qytetarët është edhe transporti humanitar, pra vazhdimi i këtij projekti dhe asfaltimi i disa rrugëve lokale”, tha Ivanoviq.
Lekaj e ka siguruar të parin e Novobërdës se do të jetë i hapur për bashkëpunim dhe se do të jenë gjithmonë të mirëseardhur, transmeton Infosot.




















