Leonora, urim për komandant Adem Jasharin

E publikuar: 28/11/2017 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbarë trojet shqiptare sot ka festë, shënohet 105 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit, Adem Jashari si dhe dalja e parë e UÇK-së.

Me këtë rast, estrada ka uruar në mënyra të ndryshme, secili me urim më special se tjetri, shkruan lajmi.

.Një urim shumë të veçantë këtë ditë e ka bërë këngëtarja, Leonora Jakupi përmes rrjeteve sociale, ku uroi me disa imazhe të njëpasnjëshme.

Së pari, ajo postoi një fotografi e veshur me fustan të kuq, më tej ajo kujtoi edhe daljen e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- UÇK-së, dhe shkroi “20 vjet me UÇK-në”.Ndërsa, në fotografinë e fundit këngëtarja shfrytëzoi rastin ta urojë ditëlindjen e komandantit, Adem Jashari.